Bersant Celina ka dhënë një mesazh mjaft emocionues për Kosovën dhe kosovarët pak orë përpara ndeshjes kundër Finlandës, e cila është e para zyrtare për shtetin më të ri të botës. Sulmuesi i Manchester City ka bërë një postim në "facebook", ku brenda fotos është edhe mesazhi i qartë. "Bersant Celina, unë, biri yt, Kosovë", i cili në këtë moment ka shumë domethënie.
Të hënën në mbrëmje Kosova do të luajë ndeshjen e parë zyrtare për eliminatoret e Botërorit "Rusi 2018", ndërsa të gjithë janë fokusuar te ky takim, duke përdorur çdo tekst për të përkrahut ekipin e tyre.
Poll