Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Luzi, Bledi KADIU i kënaqur me fitoren: Oreksi vjen duke ngrënë, tani shohim sfidën e rradhës

Shkruar nga NEWSPORT
Luzi, Bledi KADIU i kënaqur me fitoren: Oreksi vjen duke ngrënë,

Fitore shumë e rëndësishme e Luzit në shtëpi përballë Lushnjes. Golat e Trenit dhe Gjinajt i dhanë 3 pikët kavajasve që i ndihmon në arritjen e objektivave. Pas ndeshjes, trjaneri Bledi Kadiu foli për mikrofonat e Oversport.

“Jam shumë i kënaqur, jo vetëm me rezultatin, por edhe me lojën. E kemi thënë edhe më parë që ky ekip meriton më shumë edhe në renditje. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por ne ja dolëm mbanë dhe është një fitore që na qetëson shumë.

Fundi i kampionatit është gjithmonë me skuadrat që bëjnë llogaritë e veta. Me këtë fitore duke marrë parasysh edhe 3-pikëshin e Tërbunit që e kemi të sigurt pas dy javësh, do të shohim për lart dhe jo për poshtë. Të shohim kë skuadër do të kapin, sepse siç i thonë oreksi vjen me të ngrëne. Ecim hap pas hapi, objektiv kemi sfidën e radhës.

Nuk është se ne menduam vetëm për këtë ndeshje për të sulmuar, ne mendojmë për çdo ndeshje për të sulmuar. Ne kemi një ekip që gjatë gjithë kohës sulmon dhe mban topin. Sot e treguam shumë mirë duke parë edhe kundërshtarin që nuk ishte në nivelin e tyre më të mirë.

Ia dedikoj këtë fitore tifozëve, lojtarëve, si dhe familjes time. E shikoja ekipin që kishte dëshirë dhe që punonte mirë. Mendoj se në këtë pozicion që është mund të ishte dhe më lartë. Tani jemi lartë dhe shpresoj të ecim edhe më shumë”, u shpreh trajneri i Luzit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga