Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Kristjan Asllani në “delir”, mesfushori i Kombëtares kap shifrën e pabesueshme në miqësoren përballë Izraelit

Shkruar nga NEWSPORT
Kristjan Asllani në “delir”, mesfushori i Kombëtares kap
Kristjan Asllani

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, ka shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e tij, duke arritur në 200 paraqitje zyrtare për klubet dhe Kombëtaren e Shqipërisë.

Ndeshja e fundit me Kombëtaren e Shqipërisë vulosi këtë shifër mbresëlënëse për 23-vjeçarin, i cili gjatë karrierës së tij ka veshur fanelat e ekipeve si Empoli, Inter, Torino dhe Besiktas, si dhe ka qenë një pjesë e rëndësishme e kuqezinjve.

Asllani vazhdon të konfirmohet si një nga futbollistët më të rëndësishëm të brezit të ri shqiptar, ndërsa pritet që në vitet e ardhshme të shtojë edhe më shumë paraqitje dhe suksese në karrierën e tij.

 

Poll

Lexo gjithashtu