Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Belgjika “flakë” para Botërorit, De Bruyne me shokë “shpartallojnë” Tunizinë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Belgjika “flakë” para Botërorit, De Bruyne me
Belgjikë - Tunizi

Belgjika ka triumfuar në shtëpi përballë Tunizisë, në një ndeshje miqësore të zhvilluar sot. Sfida e luajtur në stadiumin “King Baudouin Stadium” të Brukselit, përfundoi me shifrat 5-0.

Autorët e golave për vendasit ishin pesë futbollistë të ndryshëm. Leandro Trossard, De Ketelaere, De Bruyne, Lukebakio dhe Raskin, gjetën rrugën e rrjetës për belgët, duke “korrur” këtë fitore.

Kështu, Belgjika jep sinjale pozitive në prag të Botërorit 2026. Pikërisht në atë kompeticion, belgët do të militojnë në Grupin G, aty ku ndodhen me Egjiptin, Iranin dhe Zelandën e Re.

Goli i Nicolas Raskin (Belgjikë 5-0 Tunizi)

Poll

Lexo gjithashtu