Ditën e sotme, janë planifikuar disa ndeshje miqësore, të cilat për shtetet pjesëmarrëse në Kupën e Botës, përbëjnë “test” të rëndësishëm para nisjes së kompeticionit më elitar në futbollin botëror.
Portugalia e Cristiano Ronaldos do të pres në Lisbonë Kilin, takim i planifikuar prej orës 19:45. Sfidë interesante parashikohet SHBA – Gjermani.
Fakti që kjo garë madhore do të mbahet në tokën Amerikane, nënkupton se do të jetë “spunto” për ekipi e drejtuar nga Mauricio Pochettino të tregoi “dhëmbët” para tifozëve të tyre.
“Pancerat” nga krahu tjetër, kërkojnë ringritje, pas edicioneve jo premtues prej 2018-së. Gati për “aksion” do të jetë edhe Granit Xhaka me Zvicrën karshi Australisë, ora 21:00.
Anglia e udhëhequr prej bomberit Harry Kane “përplas brirët” ndaj Zelandës së Re në Tampa të Floridas, ora 22:00.
