Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Fenerbahce me premtime të mëdha, agjenti i mesfushorit turk zbret në Stamboll

Shkruar nga NEWSPORT
Fenerbahce me premtime të mëdha, agjenti i mesfushorit turk zbret
Arda Guler - Hakan Calhanoglu

Mesfushori i Interit, Hakan Çalhanoglu, është rikthyer në qendër të spekulimeve të merkatos, pasi mediat turke dhe italiane raportojnë se emri i tij po lidhet sërish me një transferim të mundshëm te Fenerbahce. Sipas raportimeve të fundit, agjenti i futbollistit ndodhet në Stamboll për takime me figura të afërta me drejtimin e klubit turk, çka ka shtuar zërat për një lëvizje të mundshme gjatë verës. 

Megjithatë, situata mbetet e paqartë. Çalhanoglu ka kontratë me Interin deri në vitin 2027 dhe trajneri i zikaltërve dëshiron ta mbajë në skuadër, ndërsa drejtuesit italianë nuk kanë dhënë sinjale se janë të gatshëm ta shesin lehtësisht. 

Edhe pse në të kaluarën emri i tij është përmendur disa herë si objektiv i Fenerbahces, vetë mesfushori ka deklaruar se ndihet i lumtur te Interi dhe ka mohuar shumë prej spekulimeve që e lidhnin me një largim nga Milano. 

Për momentin nuk ka negociata zyrtare të konfirmuara mes klubeve, por interesimi i Fenerbahces duket se vazhdon, si një nga premtimet e Hakan Safi në zgjedhjet presidenciale. Me merkaton verore që po afrohet, e ardhmja e kapitenit të kombëtares turke pritet të jetë një nga temat më të nxehta të futbollit turk në javët e ardhshme.

Poll

Lexo gjithashtu