Sulmuesi polak Robert Lewandowski vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve të merkatos verore. Pas përfundimit të sezonit 2025/2026, e ardhmja e 37-vjeçarit mbetet e paqartë, ndërsa disa klube nga MLS (kampionati amerikan), Serie A dhe Arabia Saudite po monitorojnë situatën e tij.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano dhe mediat në turqi, polaku është një ndër emrat në listën e Hakan Safi, një prej kandidatëve në garën presidenciale të Fenerbahçes, si pjesë e planit të tij për të përforcuar skuadrën me emra të mëdhenj.
Për momentin nuk ka asnjë marrëveshje zyrtare, por gjithçka tregon se javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e njërit prej sulmuesve më të mirë të dekadës së fundit.
