Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Objektivi 150 milionësh i Realit, del në pah dëshira e madhe e Florentino Perez

Shkruar nga NEWSPORT
Objektivi 150 milionësh i Realit, del në pah dëshira e madhe e
Ousmane Dembele, Marquinho dhe Kvicha Kvaratskhelia

Florentino Perez mori të gjithë vëmendjen e mediave, pasi deklaroi se po përgatitet të shpenzojë plot 150 milionë euro për blerjen e një lojtari, që sipas tij, është i nivelit botëror dhe i përshtatshëm për të qenë një “Galaktik” për klubin e Real Madridit, nëse ia del të mposhtë në zgjedhjet për president, Enrique Riqulmen.

Teksa shumë është përfolur për identitetin e këtij lojtari mes emrave si Michael Olise, Vitinha dhe Harry Kane, një tjetër emër ka qarkulluar së fundmi sa i takon objektivit që ka përfunduar në “orbitën” e presidentit.  

Sipas “TeamTalk”, thuhet se dëshira e madhe e Perez është pikërisht Kvicha Kvaratskhelia, sulmuesi i Paris Saint-Germain. Duke marrë parasysh edhe karakteristikat e tij shpërthyese si dhe pozicionin ku ai luan, sulmues i krahut të majtë, bëhet mëse e kuptueshme se për kë "prodhoi" gjithë këtë zhurmë, numri "një" i merengues.

Edhe pse duhet thënë se kampionët e Europës do të shfaqin rezistencë për të mbrojtur me çdokusht gjeorgjianin, nëse Florentino Perez niset për të marrë dikë, madje duke ofruar në “pjatë” milionat, gjasat për të thënë “JO” reduktohen.

Poll

Lexo gjithashtu