Foto ilustruese
FIFA ka anuluar vendimin për ndalimin e shisheve të rimbushshme me ujë në Kupën e Botës 2026, pas reagimeve të shumta nga tifozët dhe grupet mjedisore.
Organizmi më i lartë i futbollit ka konfirmuar se tifozët do të lejohen të marrin me vete shishe të rimbushshme në të 16 stadiumet që do të presin ndeshjet e turneut në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Vendimi i mëparshëm kishte shkaktuar polemika të forta, pasi konsiderohej në kundërshtim me përpjekjet për reduktimin e mbetjeve plastike.
Me ndryshimin e qëndrimit, FIFA synon të lehtësojë përvojën e tifozëve dhe të mbështesë praktikat më miqësore me mjedisin gjatë Botërorit 2026.
Poll
