Trajneri i Bolognas, Vincenzo Italiano
Vincenzo Italiano do të jetë trajneri i ri i Besiktas. Trajneri italian vendosi të mbyllte aventurën e tij me Bolognan, për të nisur një të re në Superligën turke me klubin nga Stambolli.
Pritet vetëm prezantimi i 48-vjeçarit në krye të “Shqiponjave”, ndërsa paga e tij do të jetë 6 milionë euro në sezon. Ndërkohë që Italiano ka firmosur kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028.
Kujtojmë se 48-vjeçari e ka nisur karrierën e tij si trajner te Vigontina, ndërsa më vonë ka drejtuar edhe Arzignano, Trapani dhe Calcio. Përveç Bolognas, në tjetër ekip solid që ka drejtuar në Serie A, është Fiorentina.
View this post on Instagram
Poll
