Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Argjentina në ankth për yllin e ekipit, “magjiku” mund të mungojë në Botëror

Shkruar nga NEWSPORT
Argjentina në ankth për yllin e ekipit, “magjiku” mund
Argjentina

Argjentina rrezikon të humbasë Nico Paz për Kupën e Botës 2026. Mesfushori ofensiv i Como nuk ka rikuperuar ende nga dëmtimi i pësuar në fund të sezonit në Serie A dhe prania e tij në turne mbetet në dyshim.

Paz ishte një nga lojtarët më të spikatur të sezonit dhe konsiderohej një alternativë e rëndësishme në repartin ofensiv përkrah Lionel Messit. Megjithatë, gjendja e tij fizike vazhdon të shqetësojë stafin teknik të Argjentinës.

Sipas raportimeve, Federata argjentinase ka kontaktuar Emiliano Buendian e Aston Villa si zëvendësues të mundshëm. Për Paz do të pritet deri në afatin e fundit të lejuar nga FIFA, por aktivizimi i tij në Botëror është seriozisht në rrezik.

Poll

Lexo gjithashtu