Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Dëmtim serioz, ylli i Arsenal rrezikon pjesëmarrjen në Kupën e Botës

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtim serioz, ylli i Arsenal rrezikon pjesëmarrjen në Kupën
Saliba, Gabriel

Mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba, rrezikon të mungojë në Kupën e Botës për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës. 25-vjeçari pësoi lëndimin gjatë finales së Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain, duke ngritur shqetësime te kombëtarja franceze.

Ekzaminimet e para kanë treguar se rikuperimi i lojtarit mund të zgjasë disa javë, ndërsa stafi teknik pret vlerësimin përfundimtar të mjekëve. Franca do të nisë rrugëtimin në turne më 16 qershor ndaj Senegalit dhe koha për rikthimin e mbrojtësit mbetet e kufizuar.

Një mungesë e Salibës do të ishte goditje e rëndë për Didier Deschamps dhe repartin defensiv të “gjelave”. Trajneri francez pritet të shqyrtojë alternativa të tjera nëse qendërmbrojtësi i Arsenalit nuk arrin të rikuperohet në kohë.

Poll

Lexo gjithashtu