Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Makthe” për Argjentinën para Botërorit, Messi lë në "baltë” kampionët

Shkruar nga NEWSPORT
“Makthe” për Argjentinën para Botërorit, Messi
Leo Messi

Inter Miami e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin amerikan, pasi mposhti me rezultatin tenistik 6-4 skuadrën e Philadelphia Union.

Skuadra në të cilën luan dhe Leo Messi nuk i kurseu aspak kundërshtarët, duke dhënë një shfaqje të denjë futbolli në mesnatë përgjatë 90 minutave.

Megjithatë, ajo çfarë u duk si një duel “drithërimash”, rezultoi një makth për yllin argjentinas i cili u detyrua të linte fushën e lojës në pjesën e dytë në minutën e 73-të, kur i la vendin Silvettit për shkak dëmtimit.

Ky frenim për “Pleshtin” ndodh në një periudhë delikate, kur Kombëtarja e Argjentinës do të paraqitet në Kupën e Botës që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë dhe padyshim, mungesa e tij do të rëndonte dukshëm pritshmëritë e kampionëve në fuqi për të përsëritur historinë siç ndodhi në Arabinë Saudite në vitin 2022.

Poll

Lexo gjithashtu