Mbrojtësi i Zelandës së Re, Tim Payne, është kthyer në një fenomen viral brenda natës, pasi një influencues argjentinas vendosi ta shndërrojë atë në lojtarin më të famshëm të rrjeteve sociale gjatë Kampionatit Botëror.
Gjithçka nisi nga një "analizë" e detajuar e bërë nga Valen Scarsini. Pasi kontrolloi listat e të gjitha skuadrave pjesëmarrëse për të gjetur futbollistin me më pak ndjekës.
"I analizova ekipet një nga një dhe e gjeta lojtarin më pak të njohur," shpjegoi ai për "BBC".
Pas këtij zbulimi, influenceri ka ndërmarrë një fushatë intensive në rrjetet sociale, duke u bërë thirrje ndjekësve të tij ta ndjekin dhe t'a shpërndajnë profilin e Payne për ta bërë atë sa më popullor.
Me objektivin ambicioz për të kapur shifrën e 1,000,000 ndjekësve brenda ditës, duket se beteja për "të panjohurin" më të famshëm të botës së futbollit sapo ka filluar!
View this post on Instagram
