Rikthimi i sulmuesit Neymar te përfaqësuesja e Brazilit, pas 3 vitesh pritje, bëri që një populli i tërë dhe shumë dashamirës në Evropë e më gjerë të 34-vjeçarit të “shpërthenin” në lot nga gëzimi (vetëm Brazili numëron mbi 200 milionë popullsinë e përgjithshme).
Por e gjithë festa është kthyer në “makth”. Pas skanimeve të fundit në kampin e përfaqësueses së Brazilit, është zbuluar se Neymar vuan nga problemet fizike.
Më tej, shtohet se klubi i Santos e ka ditur këtë gjë, por nuk ka njoftuar federatën e “Seleçao-s”. Për miqësoret kundër Egjiptit dhe Panamasë, Neymar nuk do të jetë në gjendje të jap kontributin. Nuk mbaron me kaq.
Rreziku që sulmuesi në fjalë të mbetet jashtë Kupës së Botës është i madh, pavarësisht se mbetet në listë. Gjithçka ka të bëjë me fazën e riaftësimin fizik. Rregullorja e FIFA-s është e qartë, lejohet ndërrimi në listë 24 orë para nisjes së kompeticionit.
View this post on Instagram
