Kombëtarja e Holandës
Federata Holandeze e Futbollit ka publikuar sot listën e plotë të lojtarëve pjesëmarrës në Kupën e Botës 2026. Trajneri Ronald Koeman nuk ka bërë eksperimente, duke mos surprizuar.
Nuk mungojnë emrat e klasit botëror, si Nathan Ake, Virgil Van Dijk, Denzel Dumfries apo Micky Van De Ven, duke krijuar një mbrojtje solide. Në mesfushë bien në sy emrat si Frenkie De Jong, Ryan Gravenberch apo Tijjani Reijnders.
Ndërsa në sulm, nuk mungon Memphis Depay. Ndërsa emrat të tjerë të rëndësishëm janë edhe Cody Gakpo, Donyell Malen dhe Brien Brobbey.
Kujtojmë që Holanda do të militojë në Grupin F të Botërorit 2026. Në atë grup, “Tulipanët” ndodhen së bashku me Japoninë, Suedinë dhe përfaqësuesen e Tunizisë.
View this post on Instagram
Poll
