Federata spanjolle e Futbollit ka publikuar listën me 26 lojtarët që do të marrin pjesë në Kupën e Botës 2026. "Skicuesi" i kësaj përzgjedhje është trajneri Luis de la Fuente.
Ajo çfarë bie në sy në këtë selektim është fakti që Real Madrid nuk përfaqësohet nga asnjë futbollist, një precedent që nuk ka ndodhur kurrë më parë në histori.
Po ashtu, mbrojtësi që aktivizohet për Atletico Madrid, Marc Pubill është një risi në këtë përzgjedhje. Gjithashtu, edhe dy kampionët e saposhpallur me Arsenalin në Premier League, si Zubimendi dhe Merino janë pjesë e kësaj liste.
Mungesa të rëndësishme priten të jenë Alvaro Morata i Comos si dhe Fermin Lopez dhe Samu Omordion, këta të fundit të dy të dëmtuar.
LISTA E PLOTË:
Portierë: Raya, Garcia, Simon.
Mbrojtës: Grimaldo, Cubarsi, Llorente, E.Garcia, Porro, Laporte, Cucurrella, Pubill.
Mesfushorë: Pedri, Rodri, Baena, Zubimendi, Ruiz, Gavi, Merino.
Sulmues: Yamal, Torres, Munoz, Williams, Pino, Oyarzabal, Olmo, Iglesias.
View this post on Instagram
