Federata marokene e Futbollit ka bërë publike listën me 26 lojtarët që do të jenë pjesë e Kupës së Botës 2026. Trajneri i skuadrës, Mohamed Ouahbi nuk ka patur asnjë dilemë sa i takon zgjedhjeve të tij.
Pjesë e kësaj liste është dhe Achraf Hakimi, mbrojtësi i Paris Saint-Germain i cili ka rikuperuar në kohë për të qenë i pranishëm në këtë turne prestigjioz. Po ashtu, të pranishëm janë dhe portieri Yassine Bounou, Noussair Mazraoui, Sofyan Ambrabat dhe Abdessamad Ezzalzouli.
Nuk diskutohet as Brahim Diaz, i cili do të luajë për herë të parë në një kompeticion të këtij niveli, pasi kujtojmë se 26-vjeçari mori vendimin për të ndërruar kombësinë, duke hequr dorë nga Spanja.
Një surprizë e kësaj përbërje janë dhe mungesat e lojtarëve si Hakim Ziyech, Yousseff En-Nesyri dhe Sofiane Boufal.
View this post on Instagram
