Teksa na ndajnë edhe 9 ditë nga nisja e kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik në rruzulltin tokësor, Kupa e Botës, emocionet dhe parashikimet kanë filluar të “ziejnë”.
Në “letër”, dy favoritet e mëdhaja për të ngritur trofeun janë Spanja dhe Franca, por do të jetë fusha që do jap verdiktin final se kush do të jetë fituesi.
Nëse Belgjika, Franca, Spanja, Argjentina, Brazili, Holanda, Portugalia dhe Anglia e mbyllin grupet në vendin e parë dhe përparojnë në raundin e 1/16-ave dhe 1/8-ave, do të kemi përballje “titanësh” në çerekfinale.
Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, Belgjika do të gjente në çerekfinale Spanjën e Lamine Yamal, Franca e yjeve karshi Holandës.
Brazil – Angli do të rezultonte finale e parakohshme. Megjithatë, të gjithë sytë do të ishin te Argjentinë – Portugali, rivaliteti do “testohej” në fushë mes Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos.
View this post on Instagram
