Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

PLAS në “Air Albania” pas golit të Izraelit! Mesfushori feston duke “heshtur” shqiptarët, Elseid Hysaj nuk duron dhe u del në krah kuqezinjve, përplasje mes lojtarëve (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
PLAS në “Air Albania” pas golit të Izraelit! Mesfushori
Shqipëri-Izrael

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit, e cila momentalisht është 0-1 në favor të miqve. Incidenti ndodhi pikërisht në momentin e golit të izraelitëve.

Autori i golit, Oscar Gloukh e festoi golin përballë tifozëve shqiptarë, duke u bërë këtyre të fundit edhe shenjën e “heshtjes”. Por, kjo nuk është pritur aspak mirë nga Elseid Hysaj.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është përplasur menjëherë me Gloukh, duke shkuar pranë tij e duke i dhënë një të shtyrë. Kjo solli kaos për disa sekonda dhe përplasje mes lojtarëve respektivë.

Hysaj u ndëshkua me kartonin e verdhë, ashtu si edhe autori i golit Gloukh.

 

Poll

Lexo gjithashtu