Përballë Izraelit do të jetë prova e parë ku Rolando Maran do ta nisë kapitullin e tij si trajner i Kombëtares shqiptare, aty ku italiani do tentojë t'i marrë më të mirën, njëjtë siç do të veprojë edhe në testin e radhës ndaj Luksemburgut, ditën e shtunë.
62-vjeçari ka provuar disa skema në stërvitjen e fundit me grupin dhe ajo çfarë është dalluar është moduli 4-3-2-1, siç e njoftoi në konferencën për shtyp kur shpalli listën, kur tha se i pëlqen të luajë me një mbrojtje të përbërë me 4 dhe një ofensivë me 3 sulmues.
Mbrojtja qëndron po statike si në epokën e Sylvinhos, ndërsa në mesfushë ekzistojnë një shans për të parë debutuesin Luis Hasën, bashkë me Julian Shehun dhe Kristjan Asllani.
Tresha e sulmit e testuar është ajo mes Nedim Bajramit dhe Myrto Uzunit nga krahët me Armando Brojën si 9-shin kryesor. Pikërisht, nga këto ide dhe formacioni që mund të provojë të hedhë nga minuta e parë përballë izraelitëve, Maran ka "skicuar" edhe emrat që mund të fitojnë një fanellë titullari. Megjithatë, e gjitha është në kuadrin e mendimeve, pasi italiani mund të na surprizojë me zgjedhje të tjera.
