Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

EKSKLUZIVE/ "Me Maranin vjen një filozofi e re në Kombëtare", legjenda e Dinamos Andrea Marko: Objektivat mbeten gjithmonë maksimale, boshti nuk do ndryshojë

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ "Me Maranin vjen një filozofi e re në
Andrea Marko

Rolando Maran do të ketë në dispozicion dy ndeshjet miqësore përballë Izraelit dhe Luksemburgut, për të provuar idetë e tij dhe pse jo, për të nisur sa më mbarë ciklin e tij te Kombëtarja shqiptare.

Së pari, kuqezinjtë do të zbresin sonte në mbrëmje kundër izraelitëve, në sfidën e përcaktuar për t'u zhvilluar në orën 20:00 dhe tre ditë më pas, të shtunën, ata do të masin forcat në një tjetër test përballë kundërshtarit të radhës.

Në një intervistë të dhënë për "Newsport", legjenda e Dinamos dhe e Kombëtares, Andrea Marko analizon qasjen që do të sjellë tekniku italian, boshtin momental të kontigjentit që ai ka ftuar për këto dy përballje si dhe objektivat në vazhdim.

Shqipëria me Rolando Maran, një “fytyrë” e re në Kombëtare pas epokës Sylvinho. Si e shihni teknikun italian?

“Sigurisht që me ardhjen e Maranit si trajner i ekipit tonë kombëtar fillon një epokë e re në pjesën e filozofisë së lojës, të përfaqësimit të grupit të futbollistëve, të mentalitetit fitues të transmetuar nga eksperienca si trajner në klubet që ka drejtuari si dhe në përshtatjen e grupit dhe arritjen e objektivit.”

Dy miqësoret e qershorit, e para luhet sot përballë Izraelit ndërsa me Luksemburgun tre ditë më vonë. Çfarë prisni nga skuadra?

“Jemi në një fund sezoni ku shumë prej futbollistëve kanë bërë mirë në skuadrat e tyre, por kemi edhe futbollistë që përfaqësimin e tyre sezonal e kanë vetëm te ndeshjet e përfaqësueses. Këto dy ndeshje më shumë janë në kuadrin e njohjes së trajnerit me skuadrën, pavarësisht se grupi është po ai i njëjti si në herët e kaluara. Thjesht performanca e lojtarëve të veçantë mund të japë diçka të re. Në këto dy ndeshje, sipas trajnerit tonë rëndësi ka fitorja e këtyre dy ndeshjeve.”

Janë afruar emra të rinj në Kombëtare si Luis Hasa, Pano Qirko dhe Cristian Shpendi. Si ndryshon kontigjenti me këto afrime?

“Besoj se trajneri i ri do të afrojë edhe lojtarë të cilët mund të aktivizohen dhe të marrin përgjegjësitë, por besoj që grupi përbërës nuk do ndryshojë.”

Me Sylvinhon prekëm Europianin drejt Gjermanisë, mund të përsëritet i njëjti objektiv për vitin 2028 me Maranin në krye?

“Sa i përket objektivave, besoj se ato janë gjithmonë maksimale, si në Kupën e Kombeve ashtu edhe në atë të Kampionatit Europian. Thjesht duhet patur besim, duhet mbështetur edhe trajneri si dhe stafi i tij. Suksese ekipit kombëtar.”

Poll

Lexo gjithashtu