Shqipëria nuk ia doli të marrë rezultat pozitiv kundër Izraelit në “Air Albania”, 0 – 1, ndeshje në kuadrin e miqësores. Golin e vetëm të takimit e shënoi Gloukh në minutën e 73-të.
Për trajnerin Rolando Maran, rezultoi debutim me humbje te Kombëtarja.
Në vija të përgjithshme, edhe pse Shqipëria tentoi të ishte e rrezikshme, nuk e goditi në asnjë rast portën mike, ndërsa portieri i kuqezinjve, Alen Sherri zhvilloi paraqitje dinjitoze, dy pritje vendimtare, e ku humbja mund të kishte qenë me e thellë pa ndihmën e tij.
Shqipëri 0 – 1 Izrael (Gloukh 73')
90+7' - Përfundon sfida Shqipëri - Izrael, 0 - 1. Kombëtarja me trajnerin e ri Maran, e nis me humbje.
73' - Gloukh i jep avantazhin Izraelit. Mesfushori rival provokon tifozët, e ku nxiti tensione.
59' - Ish-portieri i Egnatias, Alen Sherri ndal mrekullisht goditjen e lojtarit izraelit, ende në shifrat 0 - 0.
46' - Starton pjesa e dytë.
45' - Mbyllet pjesa e parë.
43' - Armando Broja shtang tifozët, humb shans brenda zonës për të zhbllokuar shifrat, humb kohën në goditjen finale.
29' - Anis Mehmeti sjell "frikë" te porta e Izraelit, shkon ngjitur me shtyllën pingule.
10' - Krosimi i bukur nga krahu i djathtë drejt zonës, Anis Mehmeti shpërdoron i vetëm rast flagrant.
1’ - Nis ndeshja në “Air Albania”.
FORMACIONET ZYRTARE
Shqipëri (4-3-3): Sherri; Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj; Ramadani, Asllani, Laçi; Hoxha, Mehmeti, Broja.
Trajner: Rolando Maran.
Izrael (4-3-3): Peretz; Dasa, Stoioanov, Lemkin, Revivo; E.Peretz, Kanichoësky, Gloukh; Turiel, Turgeman, Solomon.
Trajner: Gal Cohen
Miqësore
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Milos Savovic
