Një postim i publikuar së fundmi nga gazetari i njohur për çështjet e merkatos Fabrizio Romano ka nxitur diskutime të shumta rreth të ardhmes së sulmuesit serb Dusan Vlahovic. Sipas informacionit të shpërndarë në postim, Vlahovic mund të largohet nga Juventusi si lojtar i lirë gjatë merkatos së verës.
Drejtuesit e klubit italian kanë shprehur dëshirën për ta mbajtur sulmuesin në Torino, por negociatat për rinovimin e kontratës janë vështirësuar për shkak të kërkesave financiare të lojtarit. Gjithashtu thuhet se në kushtet aktuale të pagës, Vlahovic nuk pritet të vazhdojë karrierën e tij në Itali.
Klubet e mëdha evropiane pritet të monitorojnë situatën e tij, duke qenë se Vlahovic mbetet një nga sulmuesit më të vlerësuar në treg. Por edhe në këtë rast sulmuesi serb duhet të bëjë sakrifica ekonomike, pasi kërkesa e tij 9 milionë euro duket shumë e lartë.
View this post on Instagram
