Milan është ende në kërkim të një trajneri, për të plotësuar vendin e lënë bosh nga Maximiliano Allegri. Pas kandidaturave të hedhura poshtë të Andon Iraolës dhe Xavi Hernandez, kuqezinjtë kanë spikatur si pasues të livornezit Arne Slot.
Ky i fundit u shkarkua me vendim të formës së prerë nga Liverpool, duke u bërë një pretendent potencial për të marrë stolin e “Djallit”.
Kështu raporton gazetari Sacha Tavolieri i cili shkruan se holandezi është duke i prirë kësaj liste, teksa një tjetër emër që po vlerësohet me të njëjtën rëndësi është gjithashtu Oliver Glasner, trajneri aktual i Crystal Palace.
Për 51-vjeçarin është përcaktuar po ashtu një takim për të kuptuar mbi idetë dhe vizionin e projektit, pasi siç e dimë, Milan nuk është kualifikuar në Champions dhe puna për rikthimin në elitën evropiane do të nisë nga e para.
???? EXCLUSIVE: Arne Slot is the leading candidate to become AC Milan’s new head coach!
— Sacha Tavolieri (@sachatavolieri) May 30, 2026
???????? Ramon Planes is currently the frontrunner for the sporting director position.
⏳ Talks are currently underway.
More ???? #mercato #ACM #LFC pic.twitter.com/QF58SrvnGZ
