Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Mourinho “ultimatum” Realit pa zbritur në Madrid, Inter i prish planet

Shkruar nga NEWSPORT
Mourinho “ultimatum” Realit pa zbritur në Madrid, Inter i prish
Jose Mourinho

Rikthimi i Jose Mourinhos tek Real Madrid pritet me përforcime të rëndësishme në çdo repart. Një nga emrat kryesorë në listën e “The Special One” është Alessandro Bastoni.

Së fundmi ka ardhur dhe një reagim nga presidenti i deleguar i Interit Beppe Marotta. Inter duket se nuk ka ndërmend të heq dorë nga qendërmbrojtësi i sapo shpallur kampion italie.

“Mendoj se tifozët tanë duhet të qëndrojnë të qetë për situatën e Bastonit. Ai asnjëherë nuk ka kërkuar të largohet nga klubi dhe se është i lumtur këtu. Inter nuk është një klub që shet, veç në rastet kur lojtari dëshiron vetë të largohet. Besoj se Bastoni do të qëndrojë gjatë me ne”, u shpreh Marotta në një intervistë për “DAZN”.

Për Bastonin ka pasur interesim edhe nga Barcelona dhe Liverpool, por duket se lojtari do të vazhdojë aventurën e tij tek zikaltërit. Qendërmbrojtësi italian është nën kontratë me Interin deri në vitin 2028.

Poll

Lexo gjithashtu