Antonio Conte
Antonio Conte vijon të jetë një çështje e “nxehtë” në futbollin italian, pas largimit nga Napoli në fundin e këtij sezonit.
Për të është përfolur shpesh dhe për rikthim të tijin për të drejtuar sërish Kombëtaren e Italisë.
Teksa në Federatë, presin për një përgjigje, mediat e huaja raportojnë se klubi Fenerbahce ka shfaqur interes serioz për italianin dhe po përgatit një ofertë prej 15 milionë eurosh pagë vjetore për ta bindur të marrë drejtimin e skuadrës.
Interes të madh ka edhe nga Arabia Saudite, me klubin e Al-Ittihad që i ka propozuar një ofertë më të madhe se klubi turk.
Poll
