Federico Chiesa
Pas dy sezoneve si zëvendësues dhe duke mos marrë minuta, duket se e ardhmja e Federico Chiesas është larg Liverpool. Për sulmuesin 28-vjeçar ka interes nga të gjithë klubet e mëdha italiane.
Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, Como është gati të bëjë një ofertë zyrtare për italianin. Duke qenë se ekipi do të luajë për herë të parë në Champion League, do t'i duhet të përforcojë çdo repart dhe Chiesa është një profil që mund t'i shërbejë trajnerit Fabregas.
Tek Liverpool janë të hapur për largimin e lojtarit dhe nuk do të pranojnë një shifër më të ulët se 15 milionë euro.
Poll
