Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Cardinale e “linçoi” publikisht, Paolo Maldini nuk ia “kursen” presidentit të Milanit: Flet qartë për...

Shkruar nga NEWSPORT
Cardinale e “linçoi” publikisht, Paolo Maldini nuk ia
©Virgilio/ Gerry Cardinale dhe Paolo Maldini

Paolo Maldini dhe Gerry Cardinale vazhdojnë të “përplasen” në distancë dhe shkak është bërë një deklaratë e dhënë nga presidenti i Milanit. Numri “një” i klubit është shprehur nota “përçmimi” ndaj legjendës kuqezi, duke e cilësuar si një “one man show” që në shqip merr trajtën e të qënit “individualist”.

E shpejtë ka qenë dhe kundërpërgjigjia e vetë Maldinit, i cili në një intervistë shumë të shkurtër për “Sky” ia ka kthyer reston në mënyrën më thumbuese të mundshme.

“Ai më quan mua one man show? Kjo flet qartë për veten”, është përgjigjur Maldini.

Cardinale mori së fundmi vendimin drastik për një revolucion masiv te “Djalli”, duke shkarkuar drejtorin sportiv Igli Tare, trajnerin Max Allegri, shefin ekzekutiv Giorgo Furlani dhe shefin e skautimit, Geoffrey Moncada. Lidhur me rikthimin hipotetik të ikonës kuqezi, kreu i presidencës i hodhi poshtë këto pretendime.

Poll

Lexo gjithashtu