Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

3 ditë para ndeshjes së Kombëtares, GJOBITET Elseid Hysaj

Shkruar nga NEWSPORT
3 ditë para ndeshjes së Kombëtares, GJOBITET Elseid Hysaj
Elseid Hysaj

Mesa duket kontrollet e Policisë Rrugore nuk bëjnë përjashtime, madje as për futbollistët e Kombëtares shqiptare. Së fundmi, burime për mediat bëjnë me dije se futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj, është ndëshkuar me gjobë nga Policia Rrugore e Tiranës për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Sipas informacioneve, Hysaj është konstatuar nga efektivët teksa po lëvizte me automjetin e tij luksoz tip “Porsche”, ndërsa nuk ka respektuar një nga rregullat e qarkullimit rrugor. Për pasojë, uniformat blu kanë ndërhyrë duke i vendosur masën administrative të parashikuar nga ligji.

Siç shihet edhe në foton e mëposthme, futbollisti është ndaluar nga patrulla e Policisë Rrugore, e cila ka proceduar me gjobitjen e tij. Burimet bëjnë me dije se në momentin e ndalimit, në automjet ndodhej edhe futbollisti tjetër shqiptar Taulant Seferi.

Kujtojmë që kjo gjobë për Hysajn vjen vetëm 3 ditë para ndeshjes së Kombëtares shqiptare. Kujtojmë që më 3 qershor, Shqipëria do të presë Izraelin në “Air Albania”, në një duel miqësor.

3 ditë para ndeshjes së Kombëtares, GJOBITET Elseid Hysaj
Elseid Hysaj

 

Poll

Lexo gjithashtu