Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Në kërkim të minutave, mesfushori i Interit drejt Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
Në kërkim të minutave, mesfushori i Interit drejt Premier League
Asllani, Frattesi & Barella

Sipas raportimeve të fundit, mesfushori italian Davide Frattesi është shumë pranë largimit nga Interi gjatë merkatos së verës. Lojtari i cili ka luajtur një rol dytësor në skuadër duke mos marrë shumë minuta, duket se është gati për një aventurë të re pas dy sezonesh me fanelën zikaltër. 

Inter po vlerëson ofertat për 26-vjeçarin, ndërsa klube si Nottingham Forest dhe Roma kanë shfaqur interes konkret për shërbimet e tij. Drejtuesit zikaltër e konsiderojnë shitjen e Frattesit si një mundësi për të financuar afrime të reja në mesfushë dhe për të rinovuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. 

Megjithëse Frattesi ka qenë vendimtar në disa ndeshje të rëndësishme, përfshirë rrugëtimin europian të Interit vitin e shkuar, mungesa e vazhdimësisë si titullar ka ndikuar në vendimin e tij për të kërkuar një sfidë të re. Zikaltërit presin të fitojnë deri në 35 milionë euro nga kartoni i Frattesit.

Poll

Lexo gjithashtu