Edhe pse u tha se mesfushori i Interit, Henrikh Mkhitaryan do të largohet në fund të sezonit, pas përfundimit të kontratës, klubi zikaltër ka ndryshuar “mendjen”, aty ku dopieta me triumfin në Serie A dhe Kupën e Italisë ka pasur rol.
Sipas gazetarit sportiv të mirënjohur Fabrizio Romano, futbollisti armen dhe drejtuesit e Interit kanë rënë dakord për zgjatjen e kontratës deri në verën e vitit 2027-të, pra edhe një sezon tjetër.
Për Mkhitaryan, opsion ishte “pensionimi” nga futbolli, por trajneri Cristian Chivu e ka bindur mesfushorin të vijoi te kampionët e Italisë edhe për 1 vit tjetër. Në 4 vite te zikaltërit, 37-vjeçari ka fituar 6 trofe, ndërsa është vlerësuar “Lojtari i Vitit” te Interi në vitetet 2023 dhe 2024.
View this post on Instagram
