Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Debuton për herë të parë me Kombëtaren, Luis Hasa flet prag Izraelit: Mora në telefon prindërit sapo më erdhi ftesa, jap maksimumin për fanellën!

Shkruar nga NEWSPORT
Debuton për herë të parë me Kombëtaren, Luis Hasa flet
Luis Hasa

Luis Hasa ka dhënë një intervistë për kanalin e Federatës Shqiptare të Futbollit, lidhur me dy ndeshjet miqësore që Kombëtarja do t'i luajë përballë Izraelit dhe Luksemburgut.

Mesfushori i cili është ftuar për herë të parë për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi, pasi mori besimin e trajnerit Rolando Maran, është shprehur i lumtur për këtë moment, duke ndarë prapaskenat, çastin emocional me prindërit si dhe gjendjen e ekipit në këto dy "teste" të rëndësishme. 

"Jam shumë i lumtur që jam këtu sot. Një emocion i madh të rri këtu me Kombëtaren. Kam patur disa kontakte me FSHF-në dhe para disa javësh erdhi edhe ftesa nga klubi, klubi ma nisi mua dhe unë mora direkt në telefon prindërit e mi.

Emocion i madh sepse unë i pata ndjekur vetëm në televizor, edhe ndeshjen e fundit isha si tifoz me mendjen këtu si lojtar i Kombëtares.

Lojtarët më kanë pritur mirë, disa i njihja, disa i kam njohur. Grup i fortë, i bashkuar. Edhe trajneri me staf i kam njohur. Që në ditët e para kemi folur dhe më patën folur të gjithë mirë.

Edhe kur i kam parë ndeshjen, kanë luajtur në Europian, ishin afër për të shkuar në Botëror. Sigurisht, po të luajmë siç ka luajtur përherë rezultatet do vijnë.

Unë do jap maksimumin që në stërvitje. Jam këtu për të luajtur më fortë. Ishalla më japin mundësinë, unë do jem gati. Te stadiumi është hera e parë që jam këtu. Një emocion shumë i madh, për mua dhe prindërit e mi.

Prindërit e mi do të jenë në stadium, ishalla më japin mundësi të hyj në fushë. Jam gati, dua të njoh edhe publikun, sepse e kam parë vetëm në televizor, publik fantastik.

Pavarësisht se janë vetëm dy ndeshje miqësore, do të japim maksimumin për të fituar dhe për të arritur gati te Liga e Kombeve dhe të kualifikohemi në një pozicion të lartë”, tha Hasa.  

Poll

Lexo gjithashtu