Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Vetëm 2 fitore në 6 ndeshje, Shqipëria kërkon të kthejë “pllakën” përballë Izraelit

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm 2 fitore në 6 ndeshje, Shqipëria kërkon të
Shqipëri - Izrael

Shqiëria do të vihet përballë një testi miqësor përballë Izraelit, në takimin që do të luhet në orën 20:00, në stadiumin "Air Albania" dhe me një trajner të ri si Rolando Maran.

Ky kundërshtar nuk është një emër i panjohur për kuqezinjtë, pasi deri më sot janë ndeshur plot 6 herë. Megjithatë, sa i takon bilanceve, Kombëtarja nuk ka statistika fort të mira dhe do të përpiqet t'i ndryshojë sadopak pikërisht mbrëmjen e sotme. 

Plot 4 fitore që i takojnë izraelitëve dhe vetëm 2 skuadrës sonë. Në anën tjetër, sa i përket golave të shënuar, futbollistët tanë e kanë gjetur rrugën e rrjetës 6 herë, ndërsa kundërshtari 9 herë.

Marrë parasysh që kanë kaluar shumë kohë nga skuadra me të cilën ka zbritur Shqipëria në fushën e lojës, entuziasmi dhe besimi i ditëve të fundit të bëjnë të kuptosh se këto shifra nuk do të merren parasysh, pasi Rolando Maran ka kërkuar vetëm fitoren. 

Poll

Lexo gjithashtu