Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku nuk zhvilloi sezon pozitiv me Rubin Kazan në Premier League të Rusisë, edhe pse e nisi vrullshëm edicionin 2025-2026, aty ku dëmtimet patën rolin e vet.
Ndonëse ka kontratë me skuadrën nga Kazani, për 28-vjeçarin ka shfaqur interesim rivalët e Lokomotivës së Moskës. Gjithçka ka të bëjë me të ardhmen e Aleksey Batrakov. Talenti rus është shumë pranë kalimit te kampionët e Champions League, PSG-së.
Nëse finalizohet kalimi, ekipi nga Moska do e kthejë të gjithë fokusin te Mirlind Daku. Sipas “Transfermarkt”, qendërsulmuesi i lindur në Gjilan, vlen 9 milionë euro sipas “Transfermarkt”.
Loko are ready to acquire Daku if Batrakov is sold + Vorobyev/Prutsev+cash swap takes place
— RPL Sky (@RPLNews_eng) June 2, 2026
(@OnooQ) https://t.co/9HWls2j7ZN pic.twitter.com/9EVFLckP6s
