Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Vllaznia s'e ndal hapin, "blindohet" ish-mesfushori i Elbasanit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vllaznia s'e ndal hapin, "blindohet" ish-mesfushori i
Vllaznia

Vllaznia nuk ndalet me planet e saj për ruajtjen e të njëjtit grup lojtarësh për sezonin e ri 2026/27. Këtë herë, është Cristian Dros ai që ka vendosur të vazhdojë me shkodranët duke rinovuar kontratën edhe për një vit më shumë.

Njoftimi është bërë nga faqja zyrtare e klubit që komunikon një tjetër vendim të rëndësishëm e që konfirmon projektin që do të vazhdojë nën drejtimin e trajnerit Edi Martini.

28-vjeçari nga Moldavia ka zhvilluar me fanellën e Vllaznisë 20 prezenca në fushë dhe mbetet një pikë e rëndësishme referimi para linjës së mbrojtjes për vetë teknikun. Kujtojmë se Dros, përpara se të kalonte te Vllaznia, ishte pjesë e klubit të Elbasanit në sezonin 2024/25. 

Në kampin kuqeblu deri më tani kanë hedhur "të zezën mbi të bardhë" lojtarët si Sherif Kallaku, Lirim Kastrati, Leon Pohls, Klinti Qaton dhe Edon Murataj.

NJOFTIMI: 

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin me futbollistin Cristian Dros dhe ai do të jetë pjesë e skuadrës tonë edhe për një vit tjetër.

 

Poll

Lexo gjithashtu