Vora
Pasi u konfirmua në “Abissnet Superiore” për sezonin e ardhshëm, Vora ka nisur me ndryshimet në kontigjentin e skuadrës.
Fillimisht ishin rinovimet e “boshtit” të grupit, për të ardhur më pas te afrimi i Ersildjo Asllanajt, ndërsa së fundmi, vorakët kanë njoftuar edhe largimet e radhës.
Bëhet fjalë për Segerso Gecin, Luis Felipen, Fatmir Prengën, Vinicius Cesar, Okseold Sefa dhe Chibuike Prestige, të cilëve iu është komunikuar mbyllja e bashkëpunimit.
Poll
