Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Asnjë minutë këtë sezon me trajnerin Edi Martini, Vllaznia merr vendimin për talentin premtues

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Asnjë minutë këtë sezon me trajnerin Edi Martini,
Vllaznia

Vllaznia ka njoftuar rinovimin me portierin Rezart Bunjaj. Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, kuqeblutë kanë treguar se me zgjatjen e bashkëpunimit me 20-vjeçarin, kompletojnë dhe numrin e portierëve për sezonin e ardhshëm 2026/27.

Bunjaj nuk ka zhvilluar asnjë paraqitje këtë sezon me skuadrën e trajnerit Edi Martini, por me këtë vendim, lihet të kuptohet se djaloshit të dalë nga akademia e shkodranëve do t'i jepen hapësira në edicionin e ri.

NJOFTIMI: 

"KF Vllaznia dëshiron të bëjë me dije se ka rinovuar kontratën edhe me portierin Rezart Bunjaj. Sëbashku me Pohls dhe Jukaj, këto tre portierë do të jenë siguria e skuadrës në prapavijën e saj për sezonin e ri."

Poll

Lexo gjithashtu