Vora
Klubi i Vorës ka publikuar fanelën e parë zyrtare për sezonin 2026-2027. Prezantimi është bërë nga blerja më e re në ekipin e drejtuar nga Arjan Bellaji, fjala është për Ersildjo Asllanaj.
Ish-kapiteni i Apolonisë u zyrtarizua vetëm ditën e djeshme dhe pritet të ketë rol të rëndësishëm në repartin defensiv të ekipit vorak.
Në krahasim me të shkuarën dhe sezonin që mbylli, Vora e ka pasur fanelën identifikuese blunë, ndërsa prej edicionit të ri do të jetë blu e zënë, me nuance të theksuara, detaj që bën të ndryshoi “identitet”.
View this post on Instagram
Poll
