Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U afrua në janar dhe i shpëtoi nga rënia, bomberi i sulmit "braktis" Tiranën për kuqezinjtë

Shkruar nga NEWSPORT
U afrua në janar dhe i shpëtoi nga rënia, bomberi i sulmit
Tirana

Këto mund të jetë ditët e fundit të Redon Xhixhës me klubin e Tiranës, pasi sulmuesi duket gjithnjë e më larg bardhebluve.

Mediat në Maqedoni shkruajnë se Xhixha ka gjetur akordin me Shkëndijën e Tetovës në kampionatin maqedonas, ndaj dhe lamtumira me kryeqytetasit mund të marrë trajtë zyrtare në ditët në vazhdim, kur të formalizohet dhe komunikimi zyrtar.

I ardhur në muajin janar me misionin për të ndihmuar Tiranën t’i shpëtojë rënies nga kategoria, 27-vjeçari u kthye menjëherë në elementin kyç te bardheblutë, duke marrë dhe shiritin e kapitenit.

Nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi, Xhixha zhvilloi në këtë gjysmësezon plot 16 takime mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë ku shënoi 5 gola dhe kontribuoi me 3 asiste, shifra këto që i dhanë një shtysë Tiranës për qëndrimin në elitë.

Vlen të theksohet se edhe tekniku durrsak është afër të ndajë të njëjtin fat si Xhixha, pasi kujtojmë se Prishtina pret ende një përgjigje për propozimin e bërë për ta emëruar në stol.

Poll

Lexo gjithashtu