Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E KRYER/ Asnjë qindarkë për ish-klubin, mesfushori shqiptar i habit të gjithë me skuadrën e re

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Asnjë qindarkë për ish-klubin, mesfushori shqiptar i
Tim Civeja

Tim Civeja është shumë pranë kalimit te skuadra e Karlsruher. Mesfushori shqiptar e ka bërë tashmë zgjedhjen e tij, duke i dhënë fund aventurës së tij me Saarabrucken, klub nga i cili do të largohet si futbollist i lirë.

Gazetari Florian Plettenburg shkruan se gjithçka është dakordësuar dhe se pritet vetëm firma mbi kontratë për të formalizuar dhe detajet e fundit.

Karlsruher militon në ligën e dytë gjermane për nga rëndësia dhe për t’i thënë po kësaj skuadre, Civeja ka hedhur poshtë tre oferta të tjera që erdhën në drejtimin e tij.

24-vjeçari numëron 41 prezenca këtë sezon dhe e ka gjetur rrugën e rrjetës 6 herë, teksa në anën tjetër ka kontribuar dhe me 7 asiste. Po ashtu, mesfushori shqiptar është aktivizuar me moshat e Kombëtares, atë U-21 ku ka luajtur në 5 ndeshje. Më herët Civeja ka veshur edhe fanellën e Gjermanisë së moshave, duke ia nisur me U-18, përpara se të kalonte te U-19.

Poll

Lexo gjithashtu