Pavarësisht se titulli nuk u arrit, Vllaznia zgjedh t'i besojë kontigjentit të saj duke ruajtur të njëjtin bosht edhe për sezonin e ardhshëm 2026/27.
Këtë herë, ai që hedh firmën mbi kontratë është Klinti Qato, mesfushori i cili do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e shkodranëve edhe për të paktën një vit.
I konsideruar si një prej futbollistëve më të rëndësishëm në formacionin e trajnerit Edi Martini, Qato merr besimin nga drejtuesit për të vijuar me projektin.
28-vjeçari ka zhvilluar 36 paraqitje këtë sezonn me kuqeblutë, duke shënuar vetëm 2 gola dhe kontribuar me një asist. Megjithatë, krahas numrave, vlera e tij me performancat në fushën e lojës ka mjaftuar që te Vllaznia të mos mendojnë dy herë për rinovimin e tij.
