Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Elbasani me hapa "galopant" në merkato, verdheblutë prezantojnë "goleadorin" e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Elbasani me hapa "galopant" në merkato, verdheblutë
Edoly Lukoki

Elbasani ka njoftuar afrimin e parë në merkaton e verës, duke zyrtarizuar Edoly Lukokin. Sulmuesi francez është prezantuar në ambientet e klubit përmes një postimi në rrjetet sociale.

Lukoki është 22 vjeç dhe transferohet te verdheblutë për të ofruar më shumë eksperiencë në linjën e sulmit. Këtë sezon, lojtari me origjinë nga Kongo ka zhvilluar 31 prezenca, duke shënuar 1 gol dhe dhuruar 3 asiste. 

Më herët, ai ka veshur edhe fanellën e skuadrës së Eindhoven, e cila militon në ligën e dytë hollaneze për nga rëndësia. Fillimet e karrierës i ka patur në Francë dhe Itali, më specifikisht tek akademitë e Nantes dhe Lecces. 

 
Poll

Lexo gjithashtu