
Dinamo dhe Kukësi do të përplasin “brirët” mes tyre në “Elbasan Arena” duke nisur që nga ora 19:00. Sfidë kjo e vlefshme për javën e 3-të të “Abissnet Superiore”. Një duel që do të jetë shumë i lumftuar, pasi asnjëra prej ekipeve nuk ka mundur të marrë pikët e para në kampionat.
Luigi Di Biagio do të vuajë mungesën e Rustem Hoxhës ndaj verilindorëve, ndërsa në vend të tij ka vendosur Ali Samake. Nga krahu tjetër në stolin e Kukësit do të debutojë Stavri Nica.
Timonieri i verilindorëve ka gati 11-tëshen e lojtarëve me të cilët do të bëjë edhe debutimin e tij te verilindorët, ndërsa do të kërkojë ta nisë me këmbën e mbarë aventurën në Kukës.
Formacionet e mundshme:
Dinamo: Rexhepi, Marku, Behiratche,Samake, Prodani, Krasniqi, Andoni, Gudiabi, Zabërgja, Denison, Kaçorri. Trajner: Luigi Di Biagio
Kukësi: Brozi, Lamçe, Zhango, Reçi, Mbarak, Momoh, Domi, Smajli, Beshiraj, La Torre. Trajner: Stavri Nica.