Ballkani e mbylli me humbje minimale ndeshjen ndaj Slavias në Fadil Vokrri duke shuar ëndrrën për kualifikim. Gjithsesi një aventurë historike për dardanët që e kishin për herë të parë në një kompeticion të tillë. Pas ndeshjes, Armend Thaqi dhe Stivi Frasheri kane folur për mediat.
Armend Thaqi - "Mendoj që luftuam deri në fund. Nuk është se krijuam shumë raste të mira, por edhe kundërshtari nuk krijoi. U ndëshkuam me një shpërqëndrim nga goditja standarte. Humbje që dhemb. Nuk na dominoi kundërshtari. E pranojmë humbjen.
Mendoj që po të kishim rezultat në ndeshjen e kaluar me Sivasspor do kishim gjasa. Me atë që kemi dhënë në fushë meritonim më shumë. Duhet ta pranojmë sido që të jetë është hera e parë e jona."- deklaroi Thaqi.
Stivi Frashëri - Kundërshtari jo shumë i fortë por në grupin tonë kjo ishte më e forta. Përvec aspektit fizik edhe teknikisht janë të fortë. Me dy rivalët e tjetër jemi përballur më mirë, i kemi marrë pikë, por me Slavian e kishim më të vështirë, sepse ata janë të fortë fizikisht dhe shumë të mirë teknikisht, na e bënë më të vështirë.
Të jemi realist Ballkani vetëm ka fituar nga kjo aventurë. Asnjë ekip i vendin tonë, në Kosovë apo Shqipëri, nuk do të mund të arrinte më shumë. Shpresoj që t’i kemi bërë krenarë të gjithë shqiptarët, në fund të fundit, jemi një vend i vogël dhe kaq janë mundësitë”.