Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FITNESS

Lodhja, koha, djersitja, puna; ja si justifikohen njerëzit për të mos u stërvitur

Shkruar nga NEWSPORT
Lodhja, koha, djersitja, puna; ja si justifikohen njerëzit për të

Të stërviturit fizikisht kërkon vullnet, energji dhe disiplinë. Jo të gjithë e kanë në qejf "djersitjen" dhe "sforcimin" nga vrapi, ushtrimet areobike dhe gjimnastikore. Disa për një fakt jo të thjeshtë.

Nevoja për të jetuar duke punuar në vende të ndryshme me orare të gjata dhe dëshira për të fituar merita dhe profesionalizëm janë faktorë prioritarë në jetë, për të të cilëve shumë njerëz janë të gatshëm të sakrifikojnë shumë gjëra, në radhë të parë kohën e lirë.

Por për të organizuar kohën e lirë mund të gjenden shumë mënyra: si udhëtime, festa me miq, etj, por dhe stërvitja fizike. Shumë njerëz mendojnë se të kryesh ushtrime fizike është e njëjta gjë si regjimi që mbajnë sportistët, por nuk është e vërtetë. Shpeshherë shumë njerëz kanë probleme me shëndetin që nga mbipesha, qarkullimi i dobët i gjakut, abuzimi me duhanin e alkoolin, duke hequr dorë nga kujdesi ndaj shëndetit. Dhe të ushtruarit rregullisht është një nga mënyrat më të mira që vepron si "aparat matës" i shëndetit.

Por mënyrat për të shmangur stërvitjen dhe ushtrimet janë të shumta. Prestigjiozja amerikane "New York Post" rendit "10 arsyet" dhe "10 justifikimet" që njerëzit e zakonshëm shmangin stërvitjen fizike.

 

ARSYET:

1.Të qenit i lodhur nga puna

2.Motivimi i ulët

3.Nuk gjejn kohë të mjaftueshme

4.Shumë i zënë me punën

5.Dhimbjet dhe shqetësimet e trupit

6.Të qenit i stresuar

7.Besimi i ulët

8.Mosha jo e re

9.S'kanë shërbëtore në shtëp

10.E nënvlerësojnë stërvitjen/ palestrën

 

JUSTIFIKIMET:

1.Koha e keqe

2. Koha jashtë e ftohtë

3. Vapa e madhe

4. Të qenit përgjumësh

5. Do të shmangësh njerëzit

6. Nuk do të bësh dush pas stërvitjes

7. Palestra ndodhet larg

8. Nuk ke rroba të përshtatshme për vrap apo palestër

9. Nuk do të ndihesh i lodhur ditën tjetër

10. Të tërheq vëmendjen një film/këngë

Tags:

FITNESS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga