Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Egnatia barazon në "frymën" e fundit, rrogozhinasit shfaqen mirë në transfertën armene

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Egnatia barazon në "frymën" e fundit, rrogozhinasit

Ararat Armenia 1-1 Egnatia (Alemao 36'), (Dwamena 96')

Ndeshja: Ka përfunduar ndeshja e parë e Egnatias në Uefa Conference League. Skuadra rrogozhinase arriti të barazonte me Ararat-Armenia me rezultatin 1-1 në një transfertë të vështirë, por duke zhvilluar një ndeshje të bukur.

Të besuarit e trajnerit Tetova ishin të parët që provuan të shënonin, por nuk ia arritën. Ararat e gjeti golin në minutën e 36-të me anë të Alemao. Teksa për rrogozhinasit shënoi Dwamena në minutën e 96-të.

Ndeshja e kthimit do të luhet me 20 korrik dhe rrogozhinasit kanë shpresa të mëdha kualifikimi.

UEFA Conference League

Kualifikuese R1: Ndeshja e parë

Stadiumi: FFA Academy Stadium (Yerevan)

Arbitër: Trustin Farrugia Cann (Maltë)

Formacionet zyrtare:

Ararat Armenia: Ermakov, Alemao, Bueno, Cassio Scheid, Hakobyan, Ambartsumyan, Muradyan, Castanheira, Yenne, Eza, Serobyan. Trajner: Vardan Minasyan.

Egnatia: Sherri, Musta, Memolla, Malota, Frangaj, Zejnulai, Aleksi, Fernando Medeiros, Kasa, Paulauskas, Dwamena. Trajner: Edlir Tetova.

 

96’ Shënon Dwamena, sulmuesi çon peshë stolin rrogozhinas

80’ Mesfushori i Ararat, Ndondi provon një goditje potente nga jashtë zone, por topi shkon ngjitur me shtyllën

73’ Dwamena tenton nga goditja e dënimit, por topi shkon larg portës

64’ Dwamena me një super goditje, por portieri kundërshtar tregohet i gatshëm

57’ Një tjetër shans i artë për Egnatian, por Mustës i mungon saktësia në pasimin e fundit

51’ Dwamena me një goditje mjaft të fortë, por topi shkon jashtë

51’ Një aksion i bukur nga Ararat, goditje potente, por Sherri pozicional

49’ Musta tenton të fusë një top në zonë, por topi shkon në duart e portierit të armenëve

46’ Starton pjesa e dytë në Jerevan, Egnatia në kërkim të golit

36’ Ndëshkohen rrogozhinasit, për armenët shënon Alemao

34’ Paulauskas pranë golit, por portieri kundërshtar tregohet i gatshëm

26’ Sulmuesi i skuadrës armene, Eza tenton portën, por goditje e lehtë dhe kontrollohet nga portieri Sherri

18’ Redi Kasa me një ras të pastër. I vetëm përballë porterit, sulmuesi i Egnatias nuk arrin të shënojë

17’ Një tjetër rast i mirë për armenët, por Alen Sherri tregohet i gatshëm për të grushtuar

14’ Armenët shfaqen të rrezikshëm me një godtije standarte, por topi shkon mbi traun e portës

11’ Redi Kasa me një goditje majft të bukur, por qendrore për portierin kundërshtar

9’  E majta e Dwamena potente, por e pasaktë dhe topi shkon ngjitur me shtyllën

1' Starton sfida në Armeni

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga