
Thuajse të gjithë të apasionuarit pas sporteve, pas stërvitjes kanë dëshirë të pinë diçka, por ka dhe nga ata që kanë dëshirë që menjëherë pas seancës stërvitore të pinë birrë.
Ky nuk është një veprim aspak i zgjuar pasi është më mirë të konsumohet ujë sesa alkool.
Shumë njerëz mendojnë se birra në këto raste mund të jetë një pije e mirë për të rimarrë energjitë e humbura, pasi përmban karbohidrate. Megjithatë, ajo çfarë trupi ynë ka nevojë pas ushtrimit është hidratimi. Kështu që alkooli mund të japë plotësisht efektin e kundërt.
Këshilla më e mirë është të konsumoni ujë dhe proteina që treten lehtë, siç mund të jetë kosi me pak yndyrë, së bashku me një ushqim që është burim karbohidratesh, për shembull një banane.
Ushqimet që rekomandohen të konsumohen pas palestrës
Avokado
Të japin energji dhe duhet t’i konsumoni para dhe pas stërvitjes. Mund t’i hani në sallatë ose si frutë.
[gallery columns="2" size="full" ids="66845"]
Mandarinat
Janë fruta me vitamina esenciale dhe të japin shumë energji.
[gallery columns="2" size="full" ids="66848"]
Shalqi
Ky frut përmban një nivel të lartë uji. Gjithashtu duke ngrënë shalqi mund të përfitoni sheqernat që trupi ka nevojë dhe i keni humbur gjatë stërvitjes.
[gallery columns="2" size="full" ids="66846"]
Bajamet
Ju ndihmojnë sa herë që ndiheni të uritur sepse kanë proteina. Por bajamet dhe gjalpin e tyre duhet ta konsumoni në pjesë të vogla.
Kosi
Proteinat ndihmojnë në rigjenerimin e muskujve. Kosi me yndyrë, nuk është një zgjedhje e keqe në qoftë se hani pa e tepruar.
[gallery columns="2" size="full" ids="66849"]
Tërshëra
Është një ushqim që përgatitet shpejt dhe ka shumë fibra. Mund të shoqërohet me arra ose fruta. Tërshëra ju ndihmon për të tretur më thjesht ushqimet e konsumuara.
[gallery columns="2" size="full" ids="66847"]
Mishi
Pas stërvitjes një biftek është ushqimi i vetëm që mund t’ju kënaqë. Peshat e rënda dëmtojnë muskujt dhe mishi i kuq ju ndihmon për t’i riparuar.
Vezë
Vezët janë të pasura me proteina, yndyra të shëndetshme dhe vitamina, ato ju japin energji.
[gallery columns="2" size="full" ids="66850"]