Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Licensimi i klubeve shqiptare, FSHF-ja jep njoftimin e rëndësishëm për futbollin tonë

Shkruar nga NEWSPORT
Federata Shqiptare e Futbollit në një komunikatë të fundit njofton klubet shqiptare për nisjen e procesit të pajisjes me licencë për pjesëmarrje në kompeticionet europiane për edicionin 2019-2020. Sipas FSHF-së, të gjitha klubet të paraqesin dokumentacion përkatës bazuar në 5 kriteret e kërkuara nga UEFA. Procesi përfundon në datën 31 mars të vitit 2019. "Sektori i Liçensimit në Federatën Shqiptare të Futbollit informon të gjithë klubet dhe opinionin publik se ka filluar proçesi i liçensimit të klubeve aplikante për një liçensë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2019-2020. Proçesi përfundon më 31 Mars 2019, sipas afateve të vendosura nga UEFA. Gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për liçensë duhet të paraqesin në Sektorin e Liçensimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur pesë kriteret që kërkohen për të përmbyllur këtë proçes. Duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastrukturor, administrativ, ligjor dhe kriterin financiar, i cili është edhe kriteri me peshë specifike në raport me kriterët e tjerë. Të gjithë përfaqësuesit e klubeve janë ftuar në seminarin e parë që organizohet më datë 20 Dhjetor, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit."

Njoftimi i FSHF-së

Poll

Lexo gjithashtu