Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

“Bishë” në sulm, bomberi “sinjale” Bayern Munich! Planifikon rikthimin në Bundesligë

Shkruar nga NEWSPORT
“Bishë” në sulm, bomberi “sinjale” Bayern
Eling Haaland dhe Nick Woltemade

Në krahasim me javët e para te Newcastle, sulmuesi gjerman Nick Woltemade e ka humbur “busullën” para porte. Edhe pse “Qymurxhinjtë” shpenzuan 75 milionë euro për “bishën” 198 centimetra si “pykë”, 24-vjeçari gjerman ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Newcastle dhe Premier League.

“Bild” e “BBC Sport” theksojnë se dëshira e Ëotemade është rikthimi në Bundesligë, konkretisht për të vazhduar karrierën te Bayern Munich.

Klubi bavarez ishte tepër i interesuar për shërbimet e qendërsulmuesit, por në fund lojtari zgjodhi milionat nga Anglia.

Mungesa e përshtatjes në lojën dinamike dhe të egër që prodhon Premier League, ka bërë që Wotemade të ndihet i “huaj”, krahas paraqitjeve mbreslënëse që jepte te Stuttgart në ligën gjerman.

Pavarësisht dëshirës së lojtarit, do të jetë shumë e vështirë që Newcastle të pranojë largimin, vetëm nëse vjen ofert “tunduese”.    

   

Poll

Lexo gjithashtu